Zjarri shkatërron shtëpitë miliona dollarëshe në Kaliforni

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët në Kaliforni si pasojë e një zjarri të fuqishëm  që shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi për shkak  të erës së fortë.

Rezidentët dhe turistët u larguan me shpejtësi nga liqeni Tahoe pasi u paralajmëruan për rrezikun që iu kanosej duke lënë pas nën mëshirën e fatit shtëpi qindra miliona dollarësh, shumë prej të cilave ranë në gjuhët e flakëve.

22 mijë persona u larguan në një kohë rekord nga zona që frekuentohet shumë në këtë periudhë të vitit, duke shkaktuar trafik në rrugë.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat përparojnë me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë së dendur në zonë.