22 viktima nga koronavirusi në Kosovë, afro 1900 raste të reja

8 te vdekur dhe 2236 raste te reja me koronavirus ne Kosove 1100x620

22 viktima nga koronavirusi u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 1,894 raste të reja nga mbi 14 mijë testime të kryera.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se 1,354 pacientë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 27,404.