Barcelona zgjedh pasuesin e Messit, numri 10 i besohet talentit të madh të ekipit

barcelona 600x338

Pas mbylljes së merkatos me largimin e Griezmann dhe afrimin e Luuk de Jong, Barcelona më në fund ka vendosur se kush do të mbajë fanellën me numër 10, që 13 vitet e fundit është veshur nga Leo Messi, futbollisti më i mirë i historisë së klubit.

Pesha e trashëgimisë së argjentinasit do të bjerë mbi shpatullat e Ansu Fati, i cili më parë ka mbajtur numrat 22 dhe 17.

18-vjeçari është ende duke u rekuperuar nga operacioni i dyfishtë në gjurin e majtë dhe nuk luan që prej 7 shtatorit 2020. Përpara dëmtimit, talenti i ri i Barçës kishte luajtur 10 ndeshje në sezonin e kaluar, në të cilat shënoi 5 gola dhe dha 2 asist.