Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çështja Bajrami, Empoli jep dritën jeshile, mesfushori i gatshëm ndaj Polonisë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 17:03 | Futboll
Çështja Bajrami, Empoli jep dritën jeshile, mesfushori i

Nedin Bajrami do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja edhe për sfidën e kësaj të enjteje kundër Polonisë.

Pasi siguroi lejen nga gjykata e arbitrazhit sportive për tu veshur kuqezi, Bajrami u përball me një ngërç nga klubi i Empolit që nuk u njoftua në kohë dhe lejoji mesfushorin të ishte i pranishëm vetëm për ndeshjet kundër Hungarisë dhe San Marinos.

Situata ka marrë zgjidhje dhe klubi italian ka hapur rrugën që Nedin Bajrami që të jetë i gatshëm edhe për këtë përballje.

Kështu, fantazisti i ri i Kombëtares Shqiptare pritet të debutojë dhe të jap kontributin e tij që në sfidën ndaj Polonisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani