‘’Champions League”, vajzat e Vllaznisë sfidojnë Juventus, shkodranet kërkojnë kualifikimin

vllaznia 1100x620

“Loro Boriçi” do të presë mbrëmjen e kësaj të mërkure një klub të madh si Juventus, por me skuadrën e femrave. Vllaznia do të përballet me skuadrën italiane të futbollit, në sfidën e parë të “play off”, ndeshje e cila vlen biletën për në grupet e Champions League.

Për vajzat shkodrane një sfidë e tillë është krenari por megjithatë në fushë do të zbresin për të kërkuar rezultat.

I të njëjtit mendim është edhe trajneri Nikolin Leka, i cili vlerëson kundërshtarët por kërkon medoemos një rezultat pozitiv nga vajzat e tij për të shpresur në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e dytë, e cila do të përcaktojë dhe kualifikimin luhet në Torino në datën 9 shtator.