Duhet vaksina ose tamponi për të kaluar, zbrazet pika e kalimit kufitar Qafë-Thanë

vlcsnap 2021 09 01 09h36m47s500 1100x620

Hyrja në fuqi e masave për të kaluar në kufi zbraz pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë.

Prej ditës së sotme, autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftuan se nuk mund të futen shtetas në territorin e tyre në rast se nuk kanë certifikatë vaksinimi, ose tampon negativ të 72 orëve të fundit.

Për personat tranzit plotësohet formular në pikën maqedonase se do të largohen nga territori brenda pak orëve.

Ndërkohë, në hyrje drejt Shqipërisë nuk ka ende asnjë kusht, ato pritet të hyjnë në datën 6 shtator, ku të gjithë duhet të paraqesin tampon negativ ose certifikatë vaksine.