Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Eliminatoret e Botërorit, Ronaldo magjik, Holanda e Franca marrin nga një pikë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 22:48 | Futboll
Eliminatoret e Botërorit, Ronaldo magjik, Holanda e Franca marrin nga

Surpriza të këndshme kishin rezervuar ndeshjet e radhës të kombëtareve, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Franca barazoi me Bosnje Hercegovinën me rezultatin 1-1, në një ndeshje ku miqtë kaluan të parët në avantazh me Dzekon, i cili çdo ditë shfaqet i rilindur që pas kalimit të tij tek Interi.

“Gjelat” barazuan me një gol që u vendos nga VAR, pas protestave të shumta nga lojtarët e dy ekipeve se topi i gjuajtur nga Griezman nuk e kaloi vijën fatale të portës.

Edhe Holanda e mbylli në barazim ndeshjen e saj në transfertë ndaj Norvegjisë, e vlefshme për grupin G, ku Haaland dhe Klasen shënua në portat respektive për t’iu dhënë dy ekipeve nga 1 pikë.

Cristiano Ronaldo u shfaq i papërmbajtshëm në ndeshjen që Portugalia luajti ndaj Irlandës së Veriut. Ndonëse gaboi nga pika e penalltisë në pjesën e parë të takimit, CR7 shënjestroi dy herë portën dhe përmbysi në minutat shtesë, në një ndeshje që po shkonte drejt fitores së miqve deri në minutën e 89.

A2 CNN Livestream

Dita jonë