Gjuha e urrejtjes ndaj emigrantëve, komente fyese, raciste e denigruese shfaqen në rrjetet sociale

Ardhja e qytetarëve nga Afganistani në Shqipëri, ka nxitur një gjuhë urrejtjeje ndaj tyre, e cila zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale.

Komentet fyese, raciste e madje në disa raste denigruese shfaqen kryesisht si një formë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë për t’i strehuar përkohësisht.

Për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përdorimi i gjuhës ksenofobe, në një formë tregon mungesë vullneti për të bashkëjetuar me të ndryshmen.

Komsioneri vlerëson gjithashtu se krijimi i steriotipeve përmes paragjykimeve nuk lejon popullatën e gjerë të krijojë një perceptim objektiv dhe të njohë vlerat dhe virtytet e të ardhurve.