Ikën Griezmann, Barça e zëvendëson me Luuk de Jong

luuk de jong 600x338

Barcelona ka njoftuar se ka huazuar nga Sevilla sulmuesin Luuk de Jong, disa orë pasi u zyrtarizua largimi i Antoine Griezmann tek Atletico Madrid.

Holandezi u mor në huazim me të drejtë blerjeje, pasi trajneri Ronald Koeman i kishte kërkuar me ngulm klubit një qendërsulmues për të përforcuar sulmin.

Interesant është fakti që De Jong është aktualisht futbollisti i dytë me më shumë gola në kompeticionet evropiane (28 gola në 83 ndeshje). Vendin e parë e mban Kun Aguero, me 63 gola në 110 ndeshje.