Ilaç i ri për uljen e kolesterolit, NHS: Mund të shpëtojë 30 000 jetë

nhs 1100x620

Shërbimi shëndetësor britanik do të bëjë të mundur trajtimin e ri, inclisiran, për 30 000 pacientë me kolesterol të lartë dhe histori të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë tre viteve të ardhshme.

Numri i njerëzve që përfitojnë nga ilaçi i ri, inclisiran, mund të rritet në gati gjysmë milioni përtej asaj periudhe fillestare, thonë autoritetet.

Ilaçi, i cili mund të parandalojë rreth 55 000 sulme në zemër dhe goditje në tru, jepet si injeksion dy herë në vit dhe mund të përdoret së bashku me trajtimet ekzistuese.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi më i madh në botë dhe përbëjnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Angli çdo vit, duke marrë rreth 140 000 jetë.

Më shumë se 40% e njerëzve në vend kanë kolesterol të lartë, gjë që i vë ata në rrezik të konsiderueshëm të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Rreth 6.5 milionë të rritur në Angli aktualisht po marrin ilaçe për këtë gjendje.

Inclisiran do të administrohet si një injeksion dhe jo në spitale për ta bërë atë më të përshtatshëm për pacientët.

Pas dozës së parë, trajtimi do të jepet përsëri pas tre muajsh dhe më pas dy herë në vit.