Integrimi në BE, Rama apel presidentit bullgar: Bëhuni ballkanas, mos na bllokoni

WhatsApp Image 2021 09 01 at 5.53.29 PM 1100x620

Një thirrje të drejtpërdrejtë i ka bërë kryeministri Edi Rama presidentit bullgar për të mos bllokuar procesin e integrimit europian, duke kujtuar këtu rastin e fundit të pengesës që u krijua nga mosmarrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Me nota humori, Edi Rama kërkoi që Bullgaria të mos tregohet tipike europiane, por më shumë ballkanase.

“Mos jini kaq tipikë europianë, bëhuni ballkanas, hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta. Mos bllokoni.”, tha kreu i qeverisë në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni.