Japonia gjen grimca të zeza te vaksina Moderna

moderna 1 1100x620

Japonia ka pezulluar një pjesë të vaksinës Covid-19 të Modernës pasi një substancë e huaj u gjet në një shishkë.

Autoritetet bëjnë të ditur se kjo u evidentua nga një farmacist në Prefekturën Kanagawa, i cili pa disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës. Farmacisti gjeti grimcat e zeza, ndërsa kontrollonte për substanca të huaja para përdorimit të vaksinës.

Rreth 3790 njerëz kishin marrë ndërkohë doza nga ky grup, ndërsa pjesa tjetër është pezulluar.

Kjo vjen në më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milionë dozave të vaksinës Moderna për shkak të kontaminimit.

Raportet e mediave lokale thonë se nuk ka asnjë provë deri tani për ndonjë rrezik shëndetësor të shkaktuar nga vaksina potencialisht e kontaminuar.