Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kisha "qiellore" në Itali, është vizituar edhe nga Papa

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 19:09 | Lifestyle

Një kishë qiellore. Santuario Madonna della Corona ndodhet 779 metra mbi nivelin e detit dhe është e ndërtuar në anën e një shkëmbi. Kisha ndodhet në malin Baldo mbi luginën e lumit Adige, pranë Liqenit Garda, në Itali.

Pamja e mahnitëse e kishës mbledh me qindra pelegrinë. Historia e kishës Santuario Madonna della Corona daton rreth 1 mijë vjet më parë. Fillimisht, kisha ishte një vend i izoluar ku shkonin vetëm murgjit. Ndërkohë, në vitin 1530 u përurua struktura e kishës ekzistuese, megjithëse adhuruesve ju duhej të ecnin në buzën e një shkëmbi për ta arritur atë. Më vonë, u ndërtuan edhe dy rrugë të tjera, përfshirë edhe një urë, në mënyrë që vizitorët të mos kishin më nevojë të kalonin lumin.

Në vitin 1625 u ndërtua një kishë edhe më e madhe, ndërsa në vitin 1899 u shtua edhe fasada në stilin gotik. Ajo u vizitua edhe nga Papa Gjon Pali II në vitin 1988.

Sot, pelegrinët mund të arrijnë në Santuario Madonna della Corona ose duke ndjekur një rrugë që zgjat dy orë nga qyteti i Brentinos ose mund të shkojnë me makinë në qytetin Spiazzi dhe më pas të ecin në këmbë rreth një kilometër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë