Kombëtarja gati për Poloninë, Reja: Konsideratë për të gjithë, frikë ndaj askujt

reja 600x338
Reja 5.5 - Me mungesat e shumta kishte vështirësi, por ndër të tjera nuk kishte krijuar harmoni brenda grupit.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Poloninë, trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh se djemtë janë gati për përballjet e radhës për eliminatoret e Botërorit.

Tekniku italian deklaroi se kombëtarja shqiptare ka rritje dhe nuk i frikësohet askujt prej ekipeve që janë në grup.

“Konsideratë për të gjithë dhe frikë ndaj askujt. Kjo duhet të jetë motoja jonë. Është një ndeshje ku nuk na lejohet asnjë gabim. Duhet të mbrohemi mirë dhe të shfrytëzojmë mirë kundërsulmet. Ne nuk kemi ardhur këtu për të humbur. E dimë që Polonia nuk humb prej 7 vjetësh në shtëpi, por jemi të bindur për rritjen tonë. Lewandowski është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Do na duhet jo një, por dy lojtarë për ta mbuluar sepse është një futbollist vrastar në zonën e rreptësisë. Ti mendon se e ke në kontroll, por një moment të kthehesh kokën, Lewandowski është zhdukur dhe ndoshta është pranë portës duke shënuar”, u shpreh Reja.