Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima dhe afro 1 mijë raste të reja

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Nga 5724 testime janë konfirmuar 982 raste të reja, ndërsa 475 persona janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5724 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 982 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës,  8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh,  7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       982 

Të shëruar në 24 orë       475

Të shtruar në spitale       100

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 5724

Testime totale            1,053,104

Raste pozitive             147,369

Raste të shëruara         134,276

Raste Aktive                    10,592

Humbje jete                     2,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,860

 Shkodër          1,846

Vlorë               924

Durrës             836

Fier                  745

Lezhë              589

Elbasan           527

Berat               375

Gjirokastër       302

Korçë               244

Dibër                 178

Kukës              166