Kosova shpërdoron 130 mijë vaksina kundër koronavirusit, iu kaloi afati

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia përmes një konference për shtyp njoftoi se janë tërhequr 133 mijë vaksina AstraZeneca pasi iu ka skaduar afati i përdorimit.

Vaksinat ishin pjesë e një dhurate nga Norvegjia dhe afati i tyre i skadimit ishte data 31 gusht.

Vitia siguroi qytetarët se vaksinat që po përdoren aktualisht në vend janë të sigurta dhe ftoi qytetarët që të mos hezitojnë dhe të vaksinohen.

“Vaksinat që janë në stoqet tona, janë të sigurta. Sigurinë e tyre e garantojnë edhe mekanizma si: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Agjencia Evropiane e Barnave apo Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së”, tha Vitia

Aktualisht Kosova po përdor dy vaksina kundër koronavirusit atë të Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.