Kurti në Slloveni: Përfshirja e Ballkanit në BE do të ketë përfitime për të dyja palët

WhatsApp Image 2021 09 01 at 5.19.06 PM 1100x620

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni se përfshirja e Ballkanit në BE sjell përfitime për të dyja palët.

“Kosova ka insitutucione të qëndrueshme. Rezultatet demokratike, të zgjedhjeve demokratike sollën dhe efekte ekonomike. Për 7 mujorin e këtij viti eksportet u rritën mbi 60%. Të ardhurat e administratës me 28%. Parashikojmë një rritje prej 6.9% të ekonomisë për këtë vit. Duhet të ecim me zgjerimin e BE dhe me reformat e brendshme në vendin tonë. Besoj se duhet të ketë një sërë reformash në sistemin e vendimmarrjes në BE.

Kemi pritur 2000 afganë në Kosovë. Jemi vend i varfër, por kur bëhet pjesë për çështjet humanitare nuk themi jo. Besoj se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit në BE do të ketë përfitime për të dyja palët. Së pari kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet. Përvec kësaj 1/3 e njerëzve të Ballkanin perëndimor nuk jetojnë në këto vende. Me përfshirjen tonë në BE këta njerëz do të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Mbi 20% e PBB përbëhet nga të ardhurat e diasporës.”, u shpreh Kurti.