Lamtumirë pistës! Raikkonen largohet nga Formula 1

image 600x338

Kimi Raikkonen ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kompeticioni më i rëndësishëm i garave të shpejtësisë së lartë, Formula 1, në fund të  këtij sezoni.

Finlandezi, i cili fitoi titullin botëror në 2007 dhe që do të jetë 42 vjeç në fund të sezonit, bëri debutimin e tij në Çmimin e Madh të Australisë në 2001 me Sauber. Ai u kthye më pas me Alfa Romeo, marrëveshja me të cilën skadon në fund të këtij sezoni.

“Kaq ishte. Ky do të jetë sezoni im i fundit në Formula 1. Ky është një vendim që kam marrë gjatë dimrit të kaluar. Nuk ishte një vendim i lehtë, por pas këtij sezoni është koha për gjëra të reja”, shkroi Raikkonen në Instagram.