Megaoperacion Shqipëri-Spanjë kundër kanabisit. Arrestohen 107 persona, kryesisht shqiptarë

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

Komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez, deklaroi: “Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në këtë operacion, ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it.