Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Megaoperacioni anti kanabis në Spanjë, publikohen pamjet e arrestimit të shqiptarëve

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 12:28 | Kronikë

Europol ka publikuar disa pamje nga operacioni i zhvilluar në Spanjë kundër trafikantëve të kanabisit, pjesë më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Në pamjet e publikuara shfaqen të ashtuquajtura “shtëpi bari” të ngritura në një kompleks industrial, ku edhe kultivohej bima narkotike. Autoritetet spanjolle thanë se ishte pikërisht fatura e lartë e energjisë elektrike që kishte ngritur dyshime për këtë aktivitet të paligjshëm.

Në total janë arrestuar 107 persona, disa prej të cilëve shfaqen edhe në video. Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68760 euro etj.

https://a2news.com/2021/09/01/megaoperacion-shqiperi-spanje-kunder-kanabisit-arrestohen-107-persona-kryesisht-shqiptare/
https://a2news.com/2021/09/01/shefi-i-policise-kriminale-spanjolle-shqiptaret-jane-sekseret-e-kanabisit-ne-europe/
https://youtu.be/QjcuZgxqxdk

A2 CNN Livestream

Dita jonë