Mërgim Berisha pranon ftesën e Kosovës

mergim berisha 1100x620

Kosova përgatitet për të bërë një afrim të bujshëm. Mërgim Berisha, ylli shqiptar që po shkëlqen me Salzburg në Austri dhe në ndeshjet evropiane, ka pranuar ftesën e “Dardanëve” për të përfaqësuar Kosovën në nivel kombëtaresh.

“RTV Dukagjini” zbulon nga burimet pranë familjes së lojtarit se Berisha ka pranuar ftesën dhe në ndeshjet e radhës do të jetë i grumbulluar për të bërë debutimin e tij.

Për momentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga lojtari apo nga Federata e Futbollit të Kosovës.