Nga Messi te Ronaldo, pak miliona dhe shumë rikthime, merkato më e bujshme e historisë

PERMBLEDHJA E MERKATOS frame 234 1100x620

Më pak miliona ndryshe nga vitet e kaluara, por emra të mëdhenj që shënojnë kapituj të rinj në klubet e futbollit. Vera e vitit 2021 solli ndoshta dritaren më të bujshme të transferimeve të bërë ndonjëherë, surpriza që nisën prej ditës së parë e deri tek ajo e fundit.

Mbretërit e merkatos janë padyshim PSG, që me afrimin e lojtarëve si Donarumma, Hakimi, Ramos, Wilnajdum, Leo Messi dhe së fundi me qëndrimin edhe të Mbappe janë pretendentë kryesorë përfitimin e Champions League.

Mund të cilësohet gjithashtu edhe si viti i rikthimeve të mëdha. Romelu Lukaku la Interin për t’u ribashkuar me Chelsean, Griezman e bëri të njëjtën gjë me Barcan ndërsa ribashkimi që tërhoqi vëmendjen më të madhe është padyshim ai i Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Klubet angleze janë ato që liruan më shumë nga gjithë dorën në merkato, duke shpenzuar rreth 1 miliardë euro. Si për ironi, skuadra që harxhoi më shumë gjatë kësaj vere është Arsenal, klubi anglez që afroi futbollistë si Ben White apo Odegaard, por pas 3 javëve të para të Premier League renditet në vendin e fundit me 0 pikë.

Serie A, pas largimit të emrave të mëdhenj dhe mungesës së goditjeve të mëdha, ndryshe nga vitet e kaluara, ngushëllohet me lëvizjen e në pankina atje ku spikatën Jose Mourinho te Roma, Inzaghi te Inter, Spalleti te Napoli, Sarri te Lazio apo rikthimi i Alegrit te Juventus.

Transferimet e rëndësishme nuk munguan deri në gongun final me Real që siguroi shërbimet e talentit francez Eduardo Kamawinga, Moise Kean që u kthye te Juventus apo Saul Niguez që la Atletikon për t’iu bashkuar Chelsea.