Parashikimi i motit: 1 shtator 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Vijon paraditja e kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa mesdita sjell vranësira kalimtare në territor, më të shpeshta në skajin verior ku priten gjatë mesditës edhe shira të dobët. Sërish mbrëmja risjell në vend, mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit pësojnë ndryshime të lehta, ndërsa dy vlerat ditore luhaten nga 12 në 30°C.

Era do të fryjë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, por sërish mesdita sjell forcim të ndjeshëm të erës deri vonë pasdite duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare, por dallgë mbi 5 ballë do ketë në hapësirën detare shqiptare