Përfshihet nga flakët makina në lëvizje, dy të plagosur në Maliq

Një makinë përfshihet nga flakët pak momente më parë në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit. Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar drejt spitalit për mjekim.

Drejtuesi dhe pasagjeri kanë marrë djegie në trup por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 01.09.2021, rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.