Sassoli, i zhgënjyer nga BE për afganët: Nuk mund të shtiremi se nuk na përket

sassoli 1100x620

“Ne mbetëm shumë të zhgënjyer nga përfundimet e Këshillit të Punëve të Brendshme dje. Ne kemi parë vende jashtë Bashkimit Evropian të dalin për të mirëpritur azilkërkuesit afganë, por ne nuk kemi parë një vend anëtar të bëjë të njëjtën gjë”.

Kështu u shpreh presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në fjalën hapëse të Forumit Strategjik në Bled, Slloveni.

“Ne nuk mund të pretendojmë se çështja afgane nuk na shqetëson, apo përket, sepse ne morëm pjesë në atë mision duke ndarë objektivat dhe qëllimet e tij”, shtoi Sassoli.

Konkluzionet të cilave u referohet Sassoli mund të përmblidhen në një fjali të shqiptuar nga Komisionerja Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

“Ne duhet të ndihmojmë afganët në Afganistan”. Asnjë kuotë emigrantësh për t’u mirëpritur nuk u propozua, asnjë korridor humanitar, por u fol kryesisht për mbështetje, madje edhe të dukshme për vendet fqinje, për të mirëpritur refugjatët.

Ndër vendet jashtë BE-së, Shqipëria ofroi ndihmën e para për të mirëpritur refugjatët afganë që u larguan nga vendi pasi talebanët morën kontrolli, e ndjekur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.