Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shqipëria bujqësore, zv.rektori i UBT: Tregu i “etur” për profesionistë, ejani studioni

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 16:42 | Ekonomi
Shqipëria bujqësore, zv.rektori i UBT: Tregu i “etur”

Bujqësia vijon të mbetet një nga sektorët që garanton treg pune dhe kërkon çdo ditë profesionistë në terren. Mijëra fermerëve u nevojitet konsulencë e vazhdueshme mbi fruit-kulturën që rrisin, si dhe shërbime veterinare për bagëtit.

Agroturizmi po ashtu është një industrie re në sektorin e Bujqësisë dhe Turizmit që po kërkon mbështetje në ide si dhe profesionistë. E në këtë pikë sytë e sipërmarrësve kthehen nga Unitersiteti Bujqësor, si i vetmi institucion arsimor që i ka rezistuar kohën në ofrimin edisa planeve studimi.

Njohja dhe interesimi i treguttë punës lehtëson edhe më tepër studentët, të cilët pas marrjes së dijes nisin karrierën sipas fushave të tyre.

Në total pranë universitetit Bujqësor ka pasur rreth 10900 aplikime për 1935 kuotat e lira. Nga rektorati u këshillohet maturantëve jofituesë, të presin raundin e ardhshëm për aplikime, pasi kuotat nuk ezaurohen që me regjistrimet e para. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë