Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Teatri i kryeqytetit nis punën me festivalin "Adriatik"

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 17:28 | Aktualitet
Teatri i kryeqytetit nis punën me festivalin "Adriatik"

Me muzikë, kështu do ta nisë Teatri i Metropolit sezonin e ri artistik. Ansambi i Tiranës siç njihet ndryshe do të jetë e para trupë që do të çelë festivalin e quajtur Adriatik.

Drejtuesja e re e këtij institucioni Armela Demaj tregon për A2 konceptin e këtij festivali të ri.

Adriatik vjen menjëherë pas projektit AIDA - Adriatic Identitythrough Development of Arts mbi vendet e memories së popujve në brigjet e Adriatikut.

Ky festival që hulumton jetën e vendeve që lagen nga Adriatiku do të përfshijë edhe takime e diskutime studiuesish në Tiranë. Jehona e tij do të vijojë deri më 19 shtator, por për shkak të Covid 19 shumë prej këtyre shfaqjeve do të mund t’I gjejmë më vonë edhe në kanalet virtuale të Teatrit Metropol.

A2 CNN Livestream

Dita jonë