Uragani Ida “fluturon” lopën në majë të pemës

Untitled collage 2021 09 01T221801.709 1100x620

Uragani Ida që preku tokën me 240 kilometra në orë, solli shkatërrim në Luiziana duke shkaktuar dhe viktima. 

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale duke shkatërruar çatitë e dhjetëra shtëpive e lënë qindra të tjera pa energji.

Një video që po qarkullon së fundmi, sa e dhimbshme aq edhe qesharake, tregon ekipet e shpëtimit që ndihmojnë një lopë, e cila mbeti e bllokuar midis degëve të një peme gjatë stuhisë.

Në video, shfaqet momenti kur disa persona përpiqen të lirojnë lopën, e cila ngeci në një pemë në Famullinë e Shën Bernardit.