Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vajza 7-muajshe britanike bllokohet e vetme në Kabul, prindërit kërkojnë ndihmë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 21:49 | Bota
Vajza 7-muajshe britanike bllokohet e vetme në Kabul, prindërit

Një burrë britanik dhe gruaja e tij afgane i kanë bërë kërkesë qeverisë britanike që të bëjë të mundur kthimin e vajzës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza vetëm 7-muajshe, ka mbetur e bllokuar në Kabul, ku po mbahet nga gjyshërit e saj. Vetë çifti ka rrëfyer për mediat, se gjithçka nisi pas një udhëtimi drejt Kabulit në shtator të vitit 2020, për të vizituar familjen e gruas.

Fatkeqësisht gjatë ditëve të qëndrimit atje, nëna ka humbur mjetin e identifikimit duke mbetur e bllokuar në vendlindjen e saj. Gjatë kohës që çifti ka tentuar të gjejë një zgjidhje për t’u kthyer, në jetë ka ardhur vajza e tyre, të cilën ata janë detyruar ta lënë në Kabul pasi nuk janë lejuar ta marrin foshnjën pa dokumentacionin përkatës.

Ata u detyruan të ktheheshin brenda një kohe të shkurtër, pasi gruaja rrezikonte humbjen e lejes së qëndrimit në Britani.

Pas kërkesave të çiftit, qeveria është shprehur se do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ndihmuar, ndërkohë që këtë të mërkurë është bërë e mundur edhe pajisja me pasaportë britanike e vajzës së vogël duke ngjallur shpresë të prindërit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë