Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vajzat e Vllaznisë mposhten në ndeshjen e parë nga Juventusi, kualifikimi vendoset në Torino

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 20:44 | Futboll
Vajzat e Vllaznisë mposhten në ndeshjen e parë nga Juventusi,

Skuadra e femrave të Vllaznisë është mposhtur 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë të vlefshme për play off-in e Champions League.

Skuadra italiane zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se vajzat shkodrane, duke arritur të shënojë edhe dy gola.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Vllaznia u "zgjua" duke  menduar më shumë për sulmin, ku nuk munguan dhe rastet. Për tu shënuar ishte mundësia e artë e shpërdoruar nga Halili, e cila goditi mbi traversë teksa ishte pak metra larg nga porta.

Megjithatë, tashmë janë për t'u luajtur edhe 90 minuta në Torino, ku do të mësohet edhe skuadra që do të luajë në grupet e Champions League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë