Megaoperacioni Shqipëri-Spanjë, Veliu: Policia Shqiptare, e pjekur profesionalisht dhe partner i besueshëm

veliu spanje1 1100x620

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i pranishëm në konferencën për shtyp të autoriteteve spanjolle, ku u prezantuan rezultatet e megaoperacionit, ku u arrestuan 107 persona, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

“Pas një viti pune të gjatë hetimor, u bë i mundur finalizimi i këtij operacioni të madh ndërkombëtar, ku policia shqiptare ka qenë kontribuese direkte, për shkëmbimin e informacionit për të gjithë shtetasit shqiptarë të përfshirë dhe në veprime konkrete me oficerë të Policisë Shqiptare”, tha Veliu.

“Kjo tregon edhe një herë që Policia Shqiptare është e pjekur jo vetëm profesionalisht, por edhe një partner i besueshëm për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.