Vuçiç shqetësohet nga “njohjet”, Kurti pret që dialogu me Serbinë të vazhdojë në vjeshtë

MB KURTI DIALOGU frame 90 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që dialogu me Serbinë të vazhdojë në vjeshtë. Duke folur nga Sllovenia, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ai tha se gjithçka varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“BE duhet të ruhet dhe mbrohet, dhe unë besoj se reformat e brendshme në BE dhe zgjerimi i jashtëm plotësojnë njëra-tjetrën. Ne kishim dy takime deri më tani, mund të kemi në vjeshtë një takimin të tretë, por kjo gjithashtu varet nga ndërmjetësuesit Z. Borrell dhe Lajçak”, u shpreh Kurti për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.

Ndërkohë, gjatë ditës, kryeministri i Kosovës pritet të takohet dhe me Lajçak. Zyrtari europian pati një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili shprehu shqetësim se Kosova do të nisë me lobimin për njohje pas datës 4 shtator, kur përfundon afati nga marrëveshja e Uashingtonit.