Zgjerohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë për shkak të erës

zjarr pg 1100x620

Është zgjeruar gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë, i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës në Pogradec. Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës për shuarjen e flakëve, si edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.

Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore për shuarjen e tyre.

Zjarri vijon prej 4 ditësh në këtë zonë, ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe. Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.