Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

4 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 12:56 | Ballkani
4 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ka qenë një bilanc shumë negativ ai i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut për sa i përket viktimave dhe të prekurve të rinj si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ditën e fundit janë regjistruar 4 viktima të tjera nga Covid-19 dhe 19 raste të reja. Viktimat janë të moshës 41-73 vjeç, ndërsa të infektuarit e rinj janë raste kontakti në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë e Velesh.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 1885 persona të prekur nga koronavirusi dhe 110 viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë