Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

9-ta e "mallkuar" e Milanit, Giroud infektohet me Covid-19 në momentin më të mirë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 16:56 | Futboll
9-ta e "mallkuar" e Milanit, Giroud infektohet me Covid-19 në

Olivier Giroud, numri 9 i Milanit, i cili e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, ku shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Cagiarit, është infektuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga skuadra e Milanit, ku theksohej se sulmuesi francez kishte rezultuar pozitiv në tamponin e fundit, ndërsa është vendosur menjëherë në izolim, larg shokëve të tij të skuadrës. Klubi kuqezi shton se pas ndeshjes së fundit në kampionat, 34-vjeçari nuk kishte kontakte me pjesën tjetër të ekipit.

Në dy ndeshjet e para, Giroud bëri paraqitje të shkëlqyera me numrin 9, në ndryshim nga sulmuesit e shkuar që kanë mbajtur atë bluzë me Milanin, megjithatë edhe ai ndalet në momentin më të mirë. Më 12 shtator, Milani do të ndeshet me Lazion në Serie A, ndërsa më 15 shtator kuqezinjtë do të udhëtojnë në Angli ku do të përballen me Liverpool në Champions League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë