Analizohen të dhënat e 2 milionë personave, studimi: Me dy doza të vaksinave, 49% më pak mundësi për një infektim të rëndë

5d4667b0 06fa 415f 9563 5b080be84148 tcm990 416030 1100x620

Të rriturit që kanë marrë të dyja dozat e vaksinave ndaj koronavirusit kanë 49% më pak mundësi të përfundojnë në gjendje të rëndë pasi janë infektuar me Covid-19.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga një ekip i kolegjit King në Londër, të cilët analizuan të dhënat e më shumë se 2 milionë personave. Ata dolën në përfundimin se të vaksinuarit me dy doza kanë 73% më pak mundësi që të përfundojnë në spital.

Studimi i tyre nisi me analizimin e të dhënave që prej 8 dhjetorit të vitit të kaluar deri më 4 korrik. Rreth 6 mijë persona rezultuan pozitivë me Covid-19 të paktën 14 ditë pas dozës së parë të vaksinës, ndërsa 2370 rezultuan pozitivë të paktën 7 ditë pas dozës së dytë.

“Ne zbuluam se mundësitë për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas vaksinimit dhe infektimit përafërsisht u përgjysmuan. Ky rezultat tregon se rreziku për një infeksion të gjatë dhe të rëndë është zvogëluar tek individët me dy doza të vaksinës”, thuhet në përfundimet e studimit të boduar në “Lancet”.

“Vaksinimet po zvogëlojnë në një masë të madhe rastet e gjata me koronavirus. Pavarësisht kohëzgjatjes së simptomave, ne kemi parë që rastet janë shumë herë më të lehta. Ne u bëjmë thirrje njerëzve të marrin sa më parë të dyja dozat e vaksinës”, tha profesori Tim Spector i cili mori pjesë në këtë studim.