Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Calja përmirëson rezultatin e Olimpiadës… së 9 viteve më parë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 15:09 | Aktualitet
Calja përmirëson rezultatin e Olimpiadës… së 9 viteve

Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, i ka dorëzuar sot peshëngritësit Briken Calja diplomën e vendit të 6 në Lojërat Olimpike "Londër 2012".

Diploma mbërriti zyrtarisht në zyrat e KOKSH nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, të cilët kanë bërë rivlerësimin e rezultateve të garës së 69kg, kategori në të cilën Calja konkurroi në Olimpiadën e Londrës.

Rivlerësimi erdhi si pasojë e përjashtimit të 3 sportistëve që rezultuan me doping, duke e ngjitur Caljan nga vendi i 9 në vendin e 6 të renditjes së përgjithshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë