Cristiano Ronaldo legjendar, bëhet golashënuesi më i mirë me kombëtaret

cristiano 2 1100x620

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola kundër Irlandës mbrëmjen e djeshme, duke arritur në kuotën e 111 golave me Portugalinë dhe duke marrë vendin e parë në klasifikimin historik të golashënuesve të kombëtareve.

Sulmuesi i ri i Manchester United ka kaluar iranianin Ali Daei, në kuotën e 109 gola. 

Golat e CR7 erdhën pasi në pjesën e parë humbi një 11-metërsh.