Djali i George Soros publikon foto me Ramën: Lider frymëzues në gjithë botën

Untitled collage 11 1100x620

Djali i George Soros, Alexander ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim mbrëmjen e së enjtes, në llogarinë e tij në Instagram, Alexandër Soros shkruan se kreu i qeverisë vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi jo vetëm në rajon por edhe në të gjithë botën.

“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”, shkruan Soros.