Majmuni duke puthur pemën dhe tigri druvar, fotot më komike të kafshëve

Disa fotografi me kafshë në pozicione të çuditshme tregojnë një majmun duke përqafuar dhe puthur një pemë, një tigër që mban një copë druri ose një kafshë tjetër që mban si fyell një copë druri.

Këto foto konkurrojnë për çmimin e fotografisë më të bukur komike me kafshë.

Fituesi i çmimit do të ketë një udhëtim falas safari në Kenia.