Futbolli në zi, ndërron jetë trajneri i Luftëtarit

Mustafa hysi 1100x620

Futbolli gjirokastrit në zi të plotë. Trajneri i Luftëtarit Mustafa Hysi ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti.

Mësohet se Hysi ishte nën shoqërinë e miqve të tij, në një restorant në fshatin “Andon Poçi”. Trajneri i futbollit ka ndjerë dhimbje në gjoks fillimisht dhe më pas ka rënë në shesh.

Miqtë e tij e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal por ai nuk mundi dot të rikthehej në jetë.

Komuniteti sportdashës gjirokastrit do ta kujtojnë “Bebushin” siç e quanin tifozët dhe miqtë, si njeriun që arriti të mbante Luftëtarin në elitën e futbollit vendas me sakrifica të mëdha dhe me shpirtin e tij të madh.