Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjiknuri: Sfidë e vështirë, por e mirëpres

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 13:31 | Politikë
Gjiknuri: Sfidë e vështirë, por e mirëpres

Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e konsideroi si një sfidë shumë të vështirë punën si numri 2 i partisë.

“Natyrshëm është një sfidë e vështirë. Unë kam eksperiencën time elektorale dhe partiake dhe do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara punën që është bërë me PS-në. Është një sfidë e mirëpritur”, tha Gjiknuri.

“Natyrshëm unë kam lidhjet e mia me Qarkun e Vlorës dhe kam arritur rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në Shqipëri dhe atë eksperiencë do ta shfrytëzoj për këtë detyrë të re", tha Gjiknuri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani