Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjimshiti dhe Cikalleshi të pakënaqur: Nuk duhet të pësojmë gola të tillë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 23:00 | Futboll
Gjimshiti dhe Cikalleshi të pakënaqur: Nuk duhet të

Berat Gjimshiti është shfaqur i pakënaqur në fund të takimit me Poloninë, ku Kombëtarja Shqiptare u mund me rezultatin e thellë 4-1.

Mbrojtësi kuqezi u shpreh se Shqipëria luajti një ndeshje shumë të mirë, por gaboi shumë në prapavijë.

“Jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë por morëm dy gola nga goditje standarde. Nuk e di apo jo ishte faul tek goli i tretë. Marrim gola shumë thjesht. Janë gabime nga të cilat duhet të mësojmë”, tha Gjimshiti.

Në të njëjtën linjë ishte dhe autori i golit të vetëm për Shqipërinë, Sokol Cikalleshi i cili shtoi se golat nga goditjet standarde goditën moralin e ekipit.

“Ndeshjen e filluam mirë dhe pse pësuam një gol me goditje standarde. Arritëm të barazonim dhe tentuam dhe të shënonim sërish, por fati nuk qe me ne. Duke pësuar gola në këtë mënyrë morali i ekipit bie. Duhet të përmirësohemi. Të bëhemi më agresivë”, tha Cikalleshi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë