Interneti zbulon sozinë e The Rock, aktori habitet me ngjashmërinë e frikshme

Eric Fields është një oficer policie në Alabama që “ka pushtuar” rrjetet sociale, për shkak të ngjashmërisë së frikshme me aktorin Dwayne Johnson, i njohur si The Rock.

Vetëm brenda pak minutash, njerëzit e kanë shpërndarë fotografinë e tij kudo dhe e kanë konsideruar atë si sozinë e Johnson. Vetë Fields është shprehur se njerëzit e konsiderojnë shpesh si “fëmija i dashurisë së The Rock dhe Vin Diesel”.

“Jam mësuar të më thonë kështu. Mund të ishte dhe më keq, mendoj,” tha ai.

Gjatësia, muskujt, të qenit pa flokë dhe tiparet janë aq identike sa dhe vetë The Rock u habit.

“Oh, wow. Djali në të majtë është më cool. Qëndro i sigurt vëlla dhe faleminderit për shërbimin,” shkruan ndër të tjera ai, duke i premtuar se një ditë do takohen.