Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kampionët e Europës ndalen në shtëpi nga Bullgaria, mposhtet Spanja, fitojnë Anglia e Gjermania

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 22:43 | Futboll
Kampionët e Europës ndalen në shtëpi nga Bullgaria, mposhtet

Pas triumfit në Kampionatin Europian, Italia e Mancinit ka ngecur në një rezultat 1-1 në stadiumin "Artemio Franchi" me Bullgarinë. Të kaltrit e nisën mirë ndeshjen teksa kaluan në avantazh që në minutën e 16 me Chiesa-n, por Iliev barazoi në fundin e pjesës së parë dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit. Pavarësisht barazimit, Italia udhëheq grupin me 10 pikë pas 4 ndeshjeve të para.

Ndërkohë, Anglia, e cila bën pjesë në grup me Shqipërinë, nuk e pati aspak të vështirë të fitojë në transfertë ndaj Hungarisë me rezultatin 4-0 dhe tashmë udhëheq grupin me pikë të plota pas 4 ndeshjeve.

Me një kundërshtar modest si Lihtenshtejni, edhe Gjermania mori pikët e plota me një fitore 2-0, me gola të shënuar nga ëerner dhe Sane.

Surpriza tjetër e mbrëmjes erdhi nga Suedia ku kombëtarja nordike arriti të fitojë 2-1 ndaj Spanjës, duke i marrë edhe vendin e parë në grupin ku bën pjesë edhe Kosova me Gjeorgjinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë