Mbrojtje dhe kundërsulm, Reja mbështetet te dyshja Manaj-Cikalleshi

FORMACIONI I MUNDSHEM POLONI SHQIPERI frame 1728 1100x620

Mbrohemi mirë dhe shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen në kundërsulm. Edi Reja e ka të qartë mënyrën se si do të përballojë përfaqësuesen polake në momentin kur thotë se në të tilla përballja, nuk falet asnjë lloje gabimi.

Në fushë, do të jetë i njëjti rreshtim me të cilin kuqezinjtë luajtën edhe në sfidat e para kualifikuese. Etrit Berisha ka rifituar vendin në katërkëndëshin e portës. Përpara tij do të jenë si gjithmonë treshja e qendërmbrojtësve Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Në krahun e djathtë të prapavijës është si gjithmonë Elseid Hysaj ndërsa në të majtë, Reja mund të surprizojnë me mbrojtësin e AEK Mario Mitaj. Të njëjtët pritet të jenë edhe ata që do të kujdesen për mesfushën, Bare përpara mbrojtjes së bashku me Gjasulën dhe Abrashin.

Formacioni i mundshëm

 Mes dilemave të mëdha, edhe për shkak të formës së mirë që kanë të gjithë lojtarët, në sulm trajneri italian duket se do të mbështet Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi.

Në këtë mënyrë, Shqipëria do të kërkojë rezultat sot në Varshavë përballë një Polonie e cila ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit të zhvilluara dhe suksesi i përket ndeshjes kundër Andorrës.