Mesatarja për në universitet, tolerimi i gjimnazeve në rrethe po “minon” sistemin arsimor

Universitete kanë hapur dyert këtë të enjte për maturantët të cilët janë shpallur fitues në raundet e para të aplikimit.

Mes shumë problematikave të mësimit online si dhe vështirësive në provime, shumica e gjimnazistëve me nota të mira, po përballen me një konkurrencë të fortë, në sigurimin e një vendi fitues për degët e tyre.

Kjo për shkak se tolerimi që kanë bërë mësuesit e gjimnazeve në rrethe, po rrezikon studimin e maturantëve të kryeqytetit apo qyteteve që kanë kërkesë llogarie më të lartë.

Lënia e peshës kryesore të mesatares për pranimin në universitet, duket se po minon sistemin arsimor.

Universitetet kanë hequr dorë nga përzgjedhja e maturantëve, duke iu dorëzuar mesatares.

Të thënat se këta maturantë kanë performancë po kaq të mirë dhe në universitet mungojnë. Maturantët e Kukësit patën mesataren më të lartë në këto provime me 8.65, më pas vjen Tirana me 7.79, ndjekur nga Gjirokastra me 7.73 dhe në fund renditet Dibra me 6.75.