Në Panjshir, atje ku të gjithë janë gati për të luftuar talebanët

11d12728 ce13 4143 96a1 21c7156f8cc8 600x338

Raportime të shumta vijnë nga rajoni i Panjshir në Afganistan, ku bëhet me dije se mijëra luftëtarë dhe ish-ushtarakë janë grumbulluar për të nisur një ofensivë ndaj talebanëve, të cilët prej 15 gushtit kontrollojnë vendin.

Sipas një dëshmitari që nuk do të identifikohet, qindra gra e burra po mobilizohen për të luftuar talebanët në luginën që shtrihet për më shumë se 100 km.

“Çdo grua, burrë, fëmijë apo i moshuar është gati të luftojë. Të gjithë janë të gatshëm kundër talebanëve. Nëse dikush të sulmon duhet të mbrohesh, duhet ta mbrosh dhe vendlindjen”, u shpreh ai.

Deri tani, numri i luftëtarëve të rezistencës, të quajtur Aleanca e Veriut, mendohet se është disa qindra, të cilët janë të vendosur të mbrojnë 170 mijë banorët e luginës.

Raportet pohojnë se midis luftëtarëve të drejtuar në Panjshir janë anëtarë të forcave speciale afgane të stërvitura nga SAS, që besohet të jenë më të mirët e më të mirëve që ushtria afgane ka për të ofruar.