Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Njihuni me jahtin-hotel, me shërbim dhome që vjen me motoskaf

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 13:05 | Teknologji

Vendi më i ri luksoz në Majemi ku mund të kalojnë pushimet miliarderët nuk është një hotel me 5 yje ose superapartament, por një jaht.

Arkup40 kushton 1600 dollarë në natë dhe do të ketë gjithçka për të kaluar pushimet e ëndrrave: vaskë, pamje spektakolare nga oqeani, madje edhe shërbim dhome që vjen me motoskaf.

Jahti do të ketë dy dhoma gjumi dhe dy tualete, si dhe do të jetë i fortë mjaftueshëm për të përballuar stuhitë.

Kompania që e ka prodhuar shprehet se ky jaht nuk është banesë, por duhet të shihet si hotel, pasi ka më shumë leverdi sesa të shkosh në Maldive dhe të paguash një vilë mbi ujë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë