Nuk mori post në qeveri, Taulant Balla: Nuk jam mërzitur me Ramën

balla 1100x620

Taulant Balla, tashmë ish-kreu i grupit parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deklaroi përpara mediave se do të jetë “zëri i atyre që më kanë votuar dhe do të vazhdoj ta bëj këtë në mënyrën më të mirë”.

“Të jesh anëtar i grupit parlamentar i shumicës parlamentare në mandatin e tretë, është të mos jesh një pozicion i rëndësishëm politik. Gjithashtu, të drejtosh qarkun e dytë më të madh, nuk është pozicion politik. Ajo që duhet të ndryshojmë rrënjësisht është që çdo qytetar duhet ta dijë se për kë ka votuar dhe të ketë kontakt me atë që ka votuar. Unë kam thënë gjithmonë që do të jem zëri i atyre që më kanë votuar dhe do të vazhdoj ta bëj këtë në mënyrën më të mirë. Do të jem deputet i Qarkut të Elbasanit dhe drejtues politik në Qarkun e Fierit”, tha Balla.

Kur u pyet nëse është mërzitur me kryeministrin Edi Rama, Balla theksoi: “Unë nuk jam mërzitur, unë do të mërzitem me Ramën nëse Qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme për t’i kthyer borxhin që PS-ja i ka për mandatin e tretë. Do të jem mes Elbasanit dhe Fierit”.